Politikë

Punë në komunitet për Rroshin, PD: Rama nuk e ka seriozisht dekriminalizimin!

Partia Demokratike reagoi pas dënimit me 60 ditë punë në komunitet për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi. Selia Blu e cilësoi vendimin e Gjykatës si “një provë të qartë se Edi Rama nuk e ka seriozisht procesin e dekriminalizimit dhe po tallet me atë proces jetik për vendin. “Njësoj shpëtoi nga burgu edhe deputeti tjetër mik i Edi Ramës, Tom Doshi. Partia Demokratike që në fillim ka bërë të qartë se emërimi antikushtetues i Prokurores Private Politike Arta Marku nga Edi Rama u bë për të shpëtuar nga burgu atë, ministrat e tij të korruptuar dhe kryebashkiakët e tij të lidhur me krimin e organizuar”- thuhet në deklaratën e PD-së.