Aktualitet

Qëlloi me armë zjarri drejt banesës së fqinjit, arrestohet adoleshenti në Krujë!

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt banesës së fqinjit në Krujë. Në njoftimin zyrtar, policia thekson:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës. Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q.M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.

Dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me fqinjin, ky shtetas qëlloi drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.  Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.