Health & Beauty Lifestyle

“Qetësi dhe…”/Ja pse ju duhet të konsumoni çaj kamomili!

Çaji, sidomos ai i kamomilit, është pjesë e momenteve ideale të qetësisë shpirtërore dhe fizike. Arti i të shijuarit të çajit ka lindur në Kinë. Sipas legjendës, Perandori Shen Nung, një dashamirës i bimëve mjekësore ndodhej nën një pemë kur shërbëtori i tij i serviri një gotë me ujë të nxehtë.

Kur gjethet e pemës ranë në ujë, Perandori e provoi lëngun dhe u befasua nga shija. Pema në fjalë quhet Camellia Sinensis, ose ajo që ne sot njohim si çaji jeshil.

Çfarë është çaji i kamomilit?

Ndryshe nga çaji jeshil ose ai i zi, kamomili vjen nga një lule e bukur, e cila ka aftësinë qetësuese dhe nxitëse të gjumit. Lulja përmban flavonoidë që janë pjesërisht përgjegjës për nxitjen e gjumit.

Çaji bimor me aromë frutash të ngjashme me mollën, është i shijshëm dhe ka vlera terapeutike. Lulja e thatë e kamomilit lufton inflamacionin, mykun, ulçerën dhe përmban shumë antioksidantë.

Nëse doni të zbuloni mënyrat se si çaji i kamomilit mund ta përmirësojë shëndetin tuaj klikoni këtu.