Aktualitet

Qeveria, 13 milionë euro për rehabilitimin e Lanës

Qeveria miratoi një fond prej rreth 13 milionë euro për rehabilitimin e shtratit të lumit Lana. Gjysma e kësaj shume do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër nga buxheti i bashkisë së Tiranës dhe do të ndahet në tre vite duke filluar nga 2021. Për çdo vit do të akordohen rreth 4.3 milionë euro. Territori që ndikohet nga projekti prek bulevardet “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri në zonën e shkollës teknologjike dhe parashikohen 2 ura për nevojat e zhvillimit urban mbi shtratin e ri të lumit.