Aktualitet

Qeveria merr vendim për gjobat online ndaj shoferëve

Qeveria miratoi një vendim të kërkuar nga Ministria e Brendshme për vendosjen e gjobave ndaj shoferëve vetëm online. Kërkesa për gjobat online u bë në vitin 2017, nga ministri i Brendshëm i asaj periudhe Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se synimi është ulja e abuzimeve.  Modalitetet e përdorimit të pajisjeve dixhitale dhe mënyrat e transferimit të të dhënave në kohë reale në sistemin elektronik do të përcaktohen me udhëzim të ministrit të Brendshëm. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.