Qeveria shqiptare ka vendosur të shpërblejë për festat e fundvitit disa kategori të caktuara. Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë kompensohen financiarisht, për vitin 2018, në masën tre mijë lekë, të cilat do të shkojnë për 130 mijë familje. Mes tyre përfshihen familje, me anëtarë me aftësi të kufizuara, invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik”, si dhe të verbërit. Shpenzimet përballohen nga buxheti i ministrisë përgjegjëse për çështjet sociale, miratuar për vitin 2018.