Rajoni

Qeveria në detyrë e Kosovës miraton rritjen e pagës minimale, nga janari 2026!

Qeveria në detyrë e Kosovës sot miratoi rritjen e pagës minimale, që do të arrijë në 500 euro deri në korrik të vitit 2026. Paga minimale, e cila është 350 euro do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj, për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha në mbledhjen e qeverisë po në detyrë se kjo rritje vjen pas analizave që kanë bërë sa i përket ndikimit që mund të ketë edhe në sektorin privat, te ndërmarrjet, por edhe te punonjësit. Kjo rritje prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat, sipas Muratit.

Pas diskutimeve që kemi pasur dhe propozimeve e sugjerimeve që kemi marrë nga përfaqësues të sindikatave dhe bizneseve, propozimi ynë është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo konkretisht 3 euro për orë pune.

Deri në fuqizimin e Ligjit të ri në vitin 2023, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata deri në 65 vjeç. Deri më tani, vendi ka pasur pagën minimale më të ulët në Europë, 350 euro, ndërsa Luksemburgu më të lartën, 2.571 euro.