Bota Botë e Çuditshme

Qytetari kalon testin teorik për patentë pas 9 vitesh dhe 139 përpjekjesh!

Një burrë nga qyteti Tarnow në Poloni arriti të kalojë testin teorik të lejes së drejtimit pas 139 herë dështim në provim, një proces që zgjati nëntë vjet. Për të marrë këtë rezultat ai shpenzoi rreth 1800 euro në tarifa provimesh dhe në fillim përdorte vetëm versionin demo të pyetjeve për përgatitje, që nuk përfshinte të gjitha pyetjet e mundshme të provimit.

Më vonë ai filloi të përgatiste me versionin e plotë të pyetjeve dhe gradualisht afrohej drejt suksesit deri sa e kaloi provimin teorik. Megjithatë, ai tani duhet të kalojë edhe provimin praktik të drejtimit dhe nëse dështon përsëri, do të duhet t’i rikthehet sërish testit teorik për të tentuar përsëri. Edhe pse 139 përpjekje është e jashtëzakonshme, nuk është rekordi kombëtar: një tjetër shofer në Poloni kishte nevojë për 17 vjet dhe 163 tentativa për të kaluar testin teorik.

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën në periudhën qershor 2022-qershor 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), vetëm 13,4% e personave që janë riregjistruar në autoshkollë pas humbjes së pikëve të patentës kanë arritur të rifitojnë lejen e drejtimit.

“Ata që kanë kaluar me sukses testet, janë kthyer në rrugë si drejtues mjeti, këtë herë më të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm”, thekson DPSHTRR. Në seancën më të fundit të testimeve, nga 42 riregjistrime, u paraqitën 25 kandidatë, por vetëm 10 prej tyre rezultuan fitues në testet teorike dhe praktike. DPSHTRR nënvizon se shkelësit e rëndë dhe përsëritës të rregullave të qarkullimit, të cilët rrezikojnë sigurinë në rrugë, duhet të riregjistrohen nga e para në autoshkollë dhe t’i nënshtrohen procesit të plotë të testimit, sipas akteve të reja ligjore në fuqi.