Në Gjermani, marrja e lejes së drejtimit të makinës është bërë një sfidë e madhe financiare dhe praktike, sidomos për të rinjtë dhe emigrantët. Kostoja mesatare arrin nga 2,500 deri në 3,500 euro, dhe shpesh më shumë, për shkak të trajnimeve të detyrueshme teorike dhe praktike.
Shkalla e dështimit në provime është e lartë, ndërsa kërkesat e rrepta dhe mungesa e instruktorëve e bëjnë procesin edhe më të vështirë. Për emigrantët, sfidat shtohen për shkak të barrierave gjuhësore dhe dallimeve kulturore në drejtimin e makinave.
Ndërsa disa kërkojnë të marrin patentën jashtë vendit, për shembull në Poloni, kjo kërkon qëndrime të zgjatura dhe shton kosto të tjera. Alternativa si përdorimi i simulatorëve është duke u shqyrtuar, por nuk zëvendëson plotësisht praktikën reale.
Pavarësisht kostove të larta, autoritetet mbrojnë cilësinë dhe sigurinë që ofron trajnimi gjerman, duke theksuar se patentat më të lira shpesh lidhen me më shumë aksidente. Megjithatë, presioni për reforma po rritet, pasi leja e drejtimit po shihet gjithnjë e më shumë si një privilegj, jo si një e drejtë e barabartë.
Sipas të dhënave nga Shoqata e Inspektimit Teknik (TÜV), përqindja e atyre që dështojnë në testet teorike apo në testin e vozitjes së automjetit mbetet e lartë. 45 për qind dështojnë në testet teorike ndërsa 37 për qind dështojnë në vozitje. Sipas statistikave aktuale, nuk është e pazakontë qëkandidatët t’i nënshtrohen testit të shoferit disa herë.Richard Gebelt nga Shoqata për Mbikëqyrjen Teknike thotë: “Nëse dështoni në provimin e parë, zakonisht e keni të vështirë përsëritjen e provimit”. Sa herë që një kandidat dështon në një provim, kjo rrit ngarkesën mendore dhe shkakton kosto shtesë”.