Gjatë historisë njerëzore, shumë qytete janë braktisur ose janë rimarrë nga natyra. Ndërsa disa humbën për shkak të fatkeqësive natyrore, luftërave ose ndryshimeve klimatike, të tjerë thjesht u mbuluan nga gjeneratat e mëvonshme që ndërtonin mbi strukturat ekzistuese. Teknologjia moderne, si lidar dhe radar, ka ndihmuar në zbulimin e qyteteve të braktisura, ndërsa raste të tjera janë zbuluar aksidentalisht ose për shkak të ndryshimeve klimatike që i nxjerrin ato në sipërfaqe.

Këto qytete, të mbuluara nga shkëmbi, akulli ose vegjetacioni, tregojnë një histori të pasur të civilizimeve që jetuan shekuj më parë dhe ilustrojnë se si natyra dhe koha mund të fshehin qytete të tëra për gjenerata. Në vitin 2020, arkeologët zbuluan një qytet të madh nën tokë në Midyat, juglindje e Turqisë, duke ndjekur një shpellë gëlqerore të zbuluar aksidentalisht gjatë gërmimeve. Qyteti, i njohur si Matiate, është ndërtuar rreth 2 mijë vjet më parë dhe mund të ketë strehuar deri në 60 mijë banorë.
Një zbulim i rrallë arkeologjik ka hedhur dritë mbi historinë e mercenarëve në luftërat e lashta. Një ekip nga Universiteti i Miçiganit ka gjetur një thesar me monedha ari në Turqi, i cili sipas ekspertëve daton në shekullin V para Krishtit. Thesari u zbulua në një enë balte, rreth 96 kilometra në verilindje të qytetit antik të Notionit, pranë Sardes, një qendër kyçe në konfliktet greke, persiane e më vonë osmane. Profesori Christopher Ratte, drejtor i projektit Notion Archaeological Survey, deklaroi se zbulime të tilla janë jashtëzakonisht të rralla. “Askush nuk varros një thesar me monedha ari pa synuar ta marrë më vonë. Vetëm një fatkeqësi e madhe mund të shpjegojë ruajtjen e tij për kaq gjatë,” theksoi ai.