Fashion Travel

Ralph Lauren lançon IA-në që të tregon se si të vishesh!

Ralph Lauren po përdor inteligjencën artificiale, duke shënuar një hap tjetër drejt inovacionit në modë me lançimin e “Ask Ralph AI”, sipas “Fashion United”. Njëzet e pesë vjet pas debutimit të saj online, kompania ishte një nga markat e para luksoze të veshjeve që u bë pioniere në tregtinë elektronike. Marka amerikane tani po integron inteligjencën artificiale në përvojën e saj të blerjeve. Shërbimi, i krijuar në bashkëpunim me Microsoft Azure OpenAI do t’u ofrojë klientëve këshilla të personalizuara duke sugjeruar veshje që mund të blihen direkt në aplikacionin e markës.

Aplikacioni i ri “Ask Ralph” nuk u përgjigjet vetëm pyetjeve për stilin falë aftësisë së tij për të mësuar nga arkivi i markës dhe filozofia e stilistit, ai është në gjendje të sugjerojë veshje që mund të blihen menjëherë si për linjat e meshkujve ashtu edhe për ato të grave. Përdoruesit mund të bashkëveprojnë me IA-në përmes komandave të thjeshta, nga pyetje të përgjithshme (“Çfarë duhet të vesh në një koncert?”) deri te pyetje më specifike se si të stilojnë rrobat e tyre.

Ndërkaq, Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që miraton një ligj gjithëpërfshirës për Inteligjencën Artificiale, ligj i cili konsiston në dënim me burg për ata që përdorin teknologjinë për të shkaktuar dëm të tilla si ‘deepfakes’. Kryeministria Giorgia Meloni është shprehur se legjislacioni, i cili përputhet me Aktin historik të BE-së për Inteligjencën Artificiale, është një hap vendimtar në mënyrën e përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Projektligji prezanton dënime me burgim nga një deri në pesë vjet për përhapjen e paligjshme të përmbajtjes së gjeneruar ose të manipuluar nga Inteligjenca Artificiale. Ligji parashikon dënime më të ashpra për përdorimin e teknologjisë për të kryer krime, duke përfshirë mashtrimin dhe vjedhjen e identitetit, si dhe rregulla më të rrepta për transparencën dhe mbikëqyrjen njerëzore që rregullojnë mënyrën se si përdoret teknologjia në vendet e punës.