Aktualitet Politikë

Rama, bisedë telefonike me Zelenskyn! Ja çfarë u diskutua

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky ka zbardhur detaje nga biseda teksa falenderoi qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës.

“Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”, shkruan presidenti ukrainas.

Ai theksoi se u diskutua për iniciativat diplomatike evropiane, duke shtuar se është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve.

“Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Zelensky.

Postimi i plotë në X:

Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë.

Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera.

Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve.

Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën.

Faleminderit për mbështetjen tuaj.