Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Aleksandër Çipa për Edi Ramën:
Ajo linjë komunikimi e tij (me gazetarët ditët e fundit) duhet të na alarmojë, sepse është një lloj ikje nga ajo që kërkohet prej medias dhe përfaqësuesve të medias. Ne kërkojmë fakte konkrete dhe ballafaqime konkrete për programin që premton. Dhe kalimi në pozitën e stigmatizuesit është një gjë që në fakt duhet të na shqetësojë.