Kryeministri Rama dënoi sulmin ndaj banesës së prindërve të gazetares së kronikës. Rama e cilësoi të patolerueshëm aktin. Ai kërkoi zbardhjen sa më parë të ngjarjes. Edhe kreu i Opozitës Lulzim Basha deklaroi mbështetjen për gazetaren Klodiana Lala. Sipas tij qeveria dhe policia ëhstë bërë njësh me krimin ndaj edhe ndodhin të tilla sulme.
Ndërkaq vet gazetarja Klodiana Lala shprehu shokun për sulmin me armë zjarri në banesën ku ndodheshin të afërmit përfshirë dhe dy fëmijët e vegjël të saj. Ajo tha se të shtënat me armë ishin për shkak të punës investigative të saj.