Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 15 vjetorin e protestës së përgjakshme të 21 janarit 2011, ku u vranë 4 protestues.
Në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shkruan se 4 të vrarët ende nuk po prehen dot në paqe, ndërsa drejtësinë e paralelizon me ‘një breshke që lutet për harresë’.
Rama shkruan me bindjen se, sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë.
“Sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.