Politikë

Rama: Ky sezon turistik, më i pastër dhe i sigurt

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Gjiri i Lalzit se sezoni veror që po mbyllet ka qenë “më i pastri dhe më i sigurti”. Për kreun e qeverisë këtë periudhë pushimesh nuk ka pasur asnjë raste ankese apo denoncim nga pushuesit për vjedhje nëpër hotelet ku ishin sistemuar. Kjo tha ai falë bashkëpunimit të strukturave policore dhe operatorëve turistikë.