Aktualitet

Rama në Baldushk për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit

Kryeministri Rama ishte sot në Baldushk të Tiranës për të ndjekur nga afër procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit të 26 nëntorit të kaluar. I shoqëruar nga ministri Ahmetaj e kryebashkiaku Veliaj, shefi i qeverisë inspektoi punimet për shtëpitë e reja. 130 të tilla janë në proces ndërtimi në Baldushk. Për shkak të vështirësive dhe kohës që merr vajtja për në shkolla e kthimi prej tyre në zonat rurale, në shumë fshatra shtëpitë po grupohen pranë rrugës së shkollës.

“Nuk do ia marrim tokën, pra toka që kanë është e tyrja, dhe i vetmi person që do e bëjnë këtë rrugë, kurse fëmijët, të moshuarit, janë afër njëri- tjetrit. Pse duhet të bëjnë të gjithë rrugë, të tjerët vazhdojnë jetën poshtë, Kështu bëjnë marrëveshje me njëri tjetrin për të vënë njerëz për të ruajtur tokën”, tha Rama.