Aktualitet Politikë

Rama në parlamentin izraelit: Nuk i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën!

Kryeministri Edi Rama iu drejtua me një fjalim parlamentit izraelit, pasi u prit me ceremoni nga homologu Benjamin Netanyahu. Shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe u ndal edhe tek shpëtimi i hebrenjve nga shqiptarët. “Mund të merrni floririn, por jo hebrenjtë”, tha Rama duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend që doli nga Lufta e Dytë Botërore me numrin më të madh të hebrenjve të strehuar.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vi këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Kryeministri tha se në Rripin e Gazës nuk mund të ketë paqe pa çarmatosjen e Hamasit, duke shprehur mbështetjen e vendit tonë ndaj Izraelit.

Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur, por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër. Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet”, tha Rama.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek Bordi i Paqes, ku Shqipëria do të ulet në tryezë me ftesë të Trump, duke thënë se vendi ynë do të japë kontributin e tij për paqen në Gaza.

“Vij këtu pas Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re për paqe për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama.

Para Ramës, fjalim mbajti kryeparlamentari Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid të cilët thanë “faleminderit Besës së shqiptarëve”.

Në fund të fjalës së tij në parlamentin izraelit, kryeministri Edi Rama bëri thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve, duke shpresuar për një epokë të re marrëdhënieshe mes dy popujve, dhe në Lindjen e Mesme në tërësi.

“Fjalët e një martiri arab për paqen, dua të mbyll me fjalët e një martiri për hebre për paqen. Ju bëjmë thirrje të gjithë izraelitëve kudo që jetojnë, ju bëjmë thirrje hebrenjve dhe palestinezëve që të bëjnë paqe, të shkojmë drejt një rruge të re për paqen. Palestinezët jetofshin me dinjitet me vendet e tyre. Dy kombet qofshin bashkë për njerëzimin dhe paqen”, tha Rama.