Aktualitet

Rama: Në shtator nis reforma e pronës

“Në Shtator, nis reforma e pronës, ku ALUIZNI, Hipoteka dhe Agjencia e Kthimit të Pronave do të jenë të gjitha bashkë”. Kjo u bë e ditur sot nga Kryeministri Rama, në takimin me ko’ordinatorët e bashkëqeverisjes. Sipas Ramës, “Risi e kësaj reforme është mundësia e apelimit brenda institucionit, pa qenë nevoja të shkohet në gjykatë”. Shefi i Qeveria tha se do të krijohet një strukturë apeli, që pritet të ulë në mënyrë drastike kohën e mundimet e qytetarëve.