Kryeministri Rama shpalli një nismë të re në Arsim. Një shkollë të posaçme për drejtorët, në mënyrë që ata të dinë të drejtojnë institucionin. Pa dhënë datë të saktë, kreu i qeverisë pohoi se do të nisë këtë vit. Rama tha se këtë vit nis shkolla e drejtorëve, ndërkohë që theksoi se janë hequr 300 të tillë që vareshin nga interesa politike. “Këtë vit shkollor, pasi nuk mund të them datë, nis shkolla e drejtorëve. Nuk mundet dot të synojmë më shumë nëse do të vazhdojmë me këtë nivel. Kemi hequr 300 drejtorë shkollash dhe nuk i kemi zëvendësuar me politikë. I kemi zëvendësuar me 300 mësues shumë të mirë. Shkolla e drejtorëve do të jetë një shkollë për të trajnuar në mënyrë të vazhduar menaxherët e shkollave. Ashtu sikur trajnimi i mësuesve ka ndryshuar”, deklaroi kryeministri.