Kryeministri Edi Rama premtoi nga Shëngjini ndërtimin e aksit rrugor Shëngjin-Velipojë dhe lidhjen më pas me Malin e Zi. Kryeministri tha se aksi do të përshkruhet nga automjetet për gjysmë ore dhe se brenda shtatorit rruga do të jetë e përfunduar. Rama shtoi se edhe rruga e Torovicës do të nisë së shpejti, po ashtu si Milot -Balldren. Ndërkaq do të ketë zhvillime infrastrukturrore në Shkodër- Murriqan, e Thumanë- Kashar.