Kryeministri Edi Rama mblodhi kryetarët e bashkive dhe prefektët për turizmin. Rama deklaroi se qeveria i ka fokusuar përpjekjet pikërisht te zhvillimi i këtij sektori gjë që ka ndikuar në ekonominë shqiptare. Pasi shprehu keqardhjen për mungesën e kryebashkiakëve të opozitës, Rama kritikoi vendorët për mungesën e interesit për të aplikuar për projekte në agroturizëm.