Aktualitet Politikë

Rama uron 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste!

Sot përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, uroi 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke vlerësuar mbështetjen e qytetarëve për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në postim, Rama ndau dhe foton e një trëndafili të kuq, simbol i Partisë Socialiste.

Me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike.

Partia Socialiste e Shqipërisë u themelua më 12 qershor të vitit 1991 dhe ka qenë forca politike më jetëgjatë në pushtet. Pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, po përgatitet për mandatin e katërt radhazi.