Aktualitet

Rama: “Zjarrvënia duhet barazuar me vrasjen në Kodin Penal!”

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar nga dronët e Forcës Ajrore.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ai paralajmëron se zjarrvënia duhet barazuar me vrasjen në Kodin Penal, në një kohë kur vendi jonë, por edhe ato të Mesdheut po përballen me sfida të mëdha me zjarret. Rama tha se Policia e Shtetit do të çojnë përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët.

Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë. Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore.

Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.