Aktualitet

Raporti i SPAK, Dumani zbulon në Kuvend shifrën: Janë sekuestruar 65.5 mln euro

Kreu i SPAK, Altin Dumani, paraqiti në Kuvend raportin e punës së Prokurorisë së Posaçme brenda një viti.

Teksa numëroi disa nga ndryshimet krahasuar me raportin e mëparshëm, ai u ndal edhe tek vlera monetare e sekuestrimeve.

Dumani tregoi se vlera e pasurive të sekuestruara nga SPAK arrijnë në vlerën  e 65.5 mln euro, me një rritje me më shumë se 50%.

 “Vlera e pasurive të sekuestruara “65.5 mld euro, 59.7% më lart se një vit më parë”, tha Dumani në Kuvend.

Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, zbardhi në Kuvend raportin e vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme.

 “Niveli i ri i krimit të organizuar paraqitet serioz. Pastrimi i parave, në krahasim me një vit më parë, paraqet rrezik. Trafikimi i qenieve njerëzore, konsiderohet me numër mesatar rreziku. Tipologjia e grupeve kriminale, ato janë aktive në lidhje me transportimin e lëndëve narkotike.

Sa i përket korrupsionit, në 2024 tregohet një numër në rritje të funksionarëve publikë. Në 2024, 10 funksionarë  të lartë janë gjykuar. Nën hetim janë 33 ish-zyrtarë të lartë.

Një rol kyç në SPAK ka pasur ndikimi ndërkombëtar. Ka vijuar hetimi për 27 skuadra të përbashkëta hetimore.

Ka presion nga aktorë politik, mediatik dhe krimi i organizuar në drejtim të SPAK”, tha Dumani.