Aktualitet Politikë

Drejtësia raporton në Kuvend, politika përplaset për mënyrën!

Mënyra si do të bëhen pyetjet ndaj drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani dhe atij të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, sot ka shkaktuar debat të fortë në Kuvendin e Shqipërisë. Socialistët kërkojnë që pyetjet të dorëzohen me shkrim dhe Dumani e Çelaj të përgjigjen pas raportimit. Kjo ka sjellë kundërshtimin e demokratëve, të cilët kërkojnë të drejtojnë pyetje e të marrin përgjigje.

Kryeparlamentari Niko Peleshi:

Kjo është një praktikë parlamentare.

Duke iu drejtuar opozitës, kryetari i grupit socialist, Taulant Balla shtroi pyetjet:

Në 20 vite, Prokurori i Përgjithshëm ka raportuar në këtë mënyrë. A e mban mend Sali, kur raportonte Ina Rama (ish-Prokurore e Përgjithshme) dhe ti ikje nga salla? E mban mend ti Jozi (Jozefina Topalli)?.

Sali Berisha iu përgjigj Ballës duke i lexuar disa pjesë, që sipas tij “dalin nga përgjimet e përftuara nga organet e drejtësisë nga aplikaiconet SKY ECC”, ku referuar kryetarit demokrat përmendet vetë emri i deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm.

Targeti informoi PIN-in xxx se kishin rëndë dakord të mos i kërkonin Taos tendera të tjerë përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të paraqesë raportin vjetor mbi punën e institucionit që drejton gjatë vitit 2024. Dumanin e shoqërojnë dy prokurorët e SPAK-ut, Adnan Xholi e Klodian Braho, dy nga katër kandidatët që kanë marrë miratimin e KLP-së për garën e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.

Për seancën e raportimit ndodhet edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili përpara deputetëve do të prezantojë punën e institucionit që drejton dhe rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, institucionet e drejtësisë do të zbulojnë në Kuvend sfidat dhe prioritetet e tyre për vitin e ardhshëm.