Gossip Showbiz

Reagon Sydney Sweeney pas kritikave të ashpra për fushatën e “American Eagle”!

Aktorja 27-vjeçare Sydney Sweeney ka reaguar në mënyrë të tërthortë pas polemikave të fundit rreth fushatës së saj me markën “American Eagle”.

Reklama, e cila shoqërohej me sloganin “Sydney Sweeney has great jeans”, u interpretua nga disa si një lojë fjalësh që nënkuptonte “gjene të shkëlqyera”, duke u lidhur me ideologji të eugjenikës dhe propagandë raciste. Në një pjesë të videos, Sweeney thotë:

Gjenet kalohen nga prindërit te pasardhësit… gjenet e mia janë blu

-një frazë që shumë përdorues në rrjetet sociale e kanë cilësuar problematike për shkak të konotacioneve historike.


Pas kritikave, “American Eagle” doli në mbrojtje të aktores, ndërsa Sweeney reagoi vetëm duke publikuar në Instagram një foto me një buqetë trëndafilash dhe një zemër të bardhë, pa dhënë asnjë koment.

Reagimet në rrjete sociale mbeten të ndara, me disa që e shohin fushatën si një keqkuptim të pafajshëm dhe të tjerë që e konsiderojnë një gabim të rëndë në komunikim.