Sport

Real Madrid – Paris SG, superpërballja e gjysmëfinaleve të Botërorit të Klubeve!

Real-Madrid – Paris SG është super përballja e gjysmëfinaleve të Botërorit të Klubeve!

Spanjollët kanë arritur të kualifikohet pas një fitoreje dramatike 3:2 kundër Dortmundit. Golat për madrilenët u shënuan nga Gonzalo García në minutën e 10-të, Fran García në minutën e 20-të dhe Kylian Mbappé në minutën e 94-të.

LEXO EDHE: Bajerni konfirmon goditjen e rëndë për Musialën, ylli gjerman merr lajmin më të keq nga doktorët!

Nga ana tjetër, Dortmund reagoi me golin e Maximilian Beier në minutën e 93-të dhe Serhou Guirassy shënoi nga penalltia në minutën e 98-të, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

LEXO EDHE:  Liverpool bën gjestin e jashtëzakonshëm për familjen e Jotës, ja çfarë do ndodhë me 2 vitet e kontratës së portugezit!

Në momentet e fundit të ndeshjes, Dortmund pati një rast të artë për të barazuar rezultatin, por portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, bëri një pritje heroike që mbajti ekipin në avantazh. Gjysmëfinalja tjetër e Botërorit të Klubeve është Fluminense-Chelsea, që do të luhet më 8 korrik.  Real Madrid – Paris SG do të luhet më 9 korrik.

Botërori i Klubeve, përcillet ekskluzivisht në DigitALB.