Celebrities Gossip Showbiz

Redon Berani bën komentin e papritur dhe epik në video-n e dyshes, Egli dhe Gjesti!

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli dhe Gjesti kanë pasur një bisedë të ndjerë, ku Gjesti ka ndarë sinqerisht ndjenjat e tij për Eglin.

Ky moment ka shkaktuar një reagim të papritur nga ana e Eglit, e cila nuk e priste një përgjigje të tillë dhe është ndjer keq për perceptimin e saj.

Pas kësaj bisede, Egli i ka shprehur Gjestit se nga sot e tutje do ta thërriste “vëllaçko”, një term që duket se nuk i ka pëlqyer shumë Gjestit, i cili ka kërkuar të kuptojë arsyen pse.

Ky moment i rëndësishëm është postuar në faqen zyrtare të “Big Brother VIP Albania” në Instagram, dhe ka shkaktuar shumë reagime nga ndjekësit.


Mes tyre, bie në sy një koment i Redon Beranit, ish-banor i shtëpisë, i cili ka shkruar:

Gjest i feel you bro

Redoni, i cili ka qenë mjaft i afërt me Eglin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi dhe ka krijuar një raport të ngrohtë dhe miqësor me të, ka shprehur një pëlqim për bukuroshen pas daljes nga shtëpia.

Ai ka deklaruar se do ta priste deri në momentin që ajo të dilte, një fjalë që tani mund të duket e nxituar në kontekstin e zhvillimeve të fundit.