Rajoni

Referendum më 30 shtator, maqedonasit vendosin për emrin e ri

Në Maqedoni, vendimi për referendumin për emrin, ndan partitë politike. Parlamenti vendosi që ai të zhvillohet më 30 Shtator. Pyetja do të jetë “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO me pranimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.  Sipas partisë opozitare VMRO-DPMNE, kjo pyetje është manipuluese dhe ka për qëllim të shkaktojë konfuzion te qytetarët. Por, Lidhja Socialdemokrate në pushtet shprehet se vendimi nuk është i lehtë, por nuk ka zgjidhje tjetër.