Rajoni

Referendumi për emrin, Zaev: Koha për vendime të guximshme!

Kryeministri i Maqedonisë, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe të votojnë sipas bindjeve të tyre personale. Sipas tij, vendi kërkon vendime të guximshme të qytetarëve të tij. Megjithatë Zoran Zaev theksoi se do të respektojë vullnetin demokratik të qytetarëve pavarësisht rezultatit.