Nga Korça, Ambasadorja Franceze, Christine Vasak, tha se “Reforma në Drejtësi po ndjek ecurinë e saj dhe se ka shumë etapa të cilat duhen plotësuar, përfshirë nivelet më të larta të sistemit gjyqësor”. Sipas diplomates së Parisit, “Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt dhe e gjithë klasa politike e di këtë”. Gjithashtu, Vasak kërkoi të funksionojë Shkolla e Magjistraturës. “Ne besojmë në një Magjistraturë të formuar mirë, kurajoze, që vepron sipas ligjit. Kjo supozon të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar. Rruga është e qartë dhe duhet punuar për realizimin e reformave”, – theksoi ambasadorja franceze në vendin tonë.