Aktualitet

Regjistrimet në Universitete, ja degët më të preferuara për maturantët

Mbi 5 mijë e 200 maturantë depozituan dokumentet gjatë 48 orëshit të raundit të parë të regjistrimeve në Universitete. Mjekësia, Ekonomiku dhe Drejtësia mbeten programet e studimit më të preferuara nga maturantët. Fakulteti Juridik ka qenë preferencë e rreth 6700 maturantëve por vetëm 700 rezultuan fitues në fazën e parë, 614 prej të cilëve femra.