Aktualitet

Regjistrimi në universitet, vendimi: Maturantët duhet të aplikojnë që në janar!

Aplikimi online për provimet e maturës shtetërore të vitit 2019, do të nisin që në muajin janar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur zhvilloheshin në muajin mars. Nga data 7 deri më 15 janar maturantët duhet të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në portalin ‘e-albania’ dhe më pas aplikimin në portalin “Matura Shtetërore 2019” në periudhën 16 janar deri në 6 shkurt”. Si edhe këtë vit maturantët nuk do të kenë më 5 provime, por do t’i nënshtrohen një provimi më pak, pasi nga dy lëndë alternative do të zgjedhin vetëm 1.