Rajoni

Rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve në Athinë, 91 viktima

Vazhdon të rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve të një jave më parë, në periferi të Athinës. Deri tani raportohen 91 viktima, 28 prej të cilëve nuk janë identifkuar ende. Ndërkaq, në det e në shtëpitë e djegura vijojnë kërkimet për 25 persona që konsiderohen të zhdukur. Sa i përket emigrantëve shqiptarë, zyrtarisht u konfirmua vdekja e një shtetasi nga Vlora, i moshës 59-vjeç. Zonën e goditur nga tragjedia e vizitoi sot Kryeministri Alexis Tsipras, i cili takoi banorë e zjarrfikës, larg fokusit të kamerave.