Aktualitet

Rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve në Greqi, mes tyre edhe nje shqiptare

Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të zjarreve në Greqi. Të dhënat më të fundit flasin për 79 persona që kanë humbur jetën, mes tyre dhe një shqiptare, me banim në Mati. 187 janë të lënduarit. Gjithashtu, dy shtetase shqiptare, punonjëse të një taverne, rezultojnë të zhdukura. Athina është në emergjencë, ndërsa në Greqi u shpallën tre ditë zie kombëtare.