Celebrities Gossip Showbiz

Reperi i njohur Drake ndjek një tjetër shqiptare në Instagram, cila është ajo?

Një detaj i ri nga rrjetet sociale ka rikthyer sërish vëmendjen te lidhja e Drake me emrat shqiptarë. Reperi kanadez këtë herë ka surprizuar ndjekësit me një “follow” që nuk ka kaluar pa u vënë re. Së fundmi, fansat kanë zbuluar se në listën e tij në Instagram, ku ndjek rreth 3600 persona, Drake ka përfshirë edhe një tjetër emër shqiptar; Rita Kryeziu. Ajo është një sportiste dhe trajnere fitnesi, e cila sipas profilit të saj është aktive mes Miamit, Nju Jorkut dhe Torontos.

Edhe pse nuk ka asnjë konfirmim për një marrëdhënie mes tyre, ky detaj ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin online. Veçanërisht për faktin se, përveç Dua Lipës, Rita rezulton të jetë ndër të paktat figura shqiptare që ndiqen nga artisti. Rikujtojmë se së fundmi Alessio Alia, ish-banor i “Big Brother Vip”, por edhe një personazh tepër i njohur ndërkombëtarisht, ishte i ftuar së fundmi në “Shqipëria Live”.

Ai ka folur në lidhje me një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, lidhjen dhe adhurimin që reperi amerikan Drake ka për vendin tonë. Teksa fillimisht u aludua se kjo ishte për shkak të lidhjes së tij me një vajzë shqiptare, Alessio e ka hedhur poshtë. Ai tha se Drake me Shqipërinë e lidhin vetëm disa djem shqiptarë, që ai i ka miq të ngushtë fëmijërie.

Unë Drake e njoh mirë, kemi dhe kontakte bashkë. Ai ka një respekt shumë të madh për shqiptarët sepse është rritur me shqiptarë. Ka qenë viktimë e bullizmit dhe disa shqiptarë e kanë ndihmuar. Ai është rritur me djem shqiptarë që tashmë i ka si vëllezër. Nuk ka lidhje fare as marketingu, as ajo vajza që u përfol. Janë lajmë kot të shpërndara në tik tok. Lidhja e vetme e tij me Shqipërinë janë ata djem që e kanë ndihmuar dhe ai i vlerëson shumë, sa ka bërë një këngë të gjithën me simbolin e flamurit shqiptar Ai ka patur në plan të vinte në Shqipëri me një koncert dhe të vizitonte vendin, por ama nuk kanë qenë kushtet. Ai ka rrezikuar shumë por nuk është realizuar dei më tani. Ndoshta do ndodhë në të ardhmen- tha Alessio.