Bota Botë e Çuditshme

Restoranti kinez nën hetim, ofronte për klientët 100 petulla në këmbim të një vakti falas!

Një restorant në Kinë, i cili sfidoi klientët e tij të hanin më shumë se 100 petulla në këmbim të një vakti falas, është vënë nën kritika nga autoritetet. Autoritetet lokale në Jibin, një qytet në provincën jugperëndimore të Sichuan, ndërhynë në restorant pasi mësuan për këtë sfidë. Për të tërhequr vëmendjen, restoranti ka promovuar ofertën e tij në rrjetet sociale. Megjithatë, ai u gjend në telashe kur Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut njoftoi një hetim për shkelje të mundshme të ligjeve të mbetjeve ushqimore.

Megjithëse konkurset e të ngrënit janë të zakonshme në vendet perëndimore, konkurse të tilla janë një temë e ndjeshme në Kinë. Restoranti i përmendur është vetëm një nga disa që autoritetet po hetojnë për konkurse të ngjashme. Presidenti kinez Xi Jinping ka thënë më parë se mbetjet ushqimore janë tronditëse dhe shqetësuese. Në mars të këtij viti ai theksoi rëndësinë e furnizimeve bujqësore si themel i sigurisë kombëtare. Mediat mund të gjobiten deri në dhjetëfishin e asaj shume nëse promovojnë ngrënien dhe pirjen e tepërt.