Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, del sot para Gjykatës së Apelit Tiranë. Në seancën që nis në 10:30, 24-vjeçari kërkon lirimin nga Paraburgimi. Ai u arrestua me 30 Shtator “Për përndjekjen” e ish-të dashurës Xhisiela Maloku. Çështja mori përmasat e një skandali kur nënkomisar Emiljano Nuhu, deklaroi se u kërcënua me jetë nga njerëz të Maxhorancës, që ai të mos merrte denoncimet e vajzës së dhunuar nga Rraja. Por, 25-vjeçarja ka mohuar gjithçka.