Celebrities Design

Richard Gere shet vilën e tij luksoze për një shumë marramendëse!

Një rezidencë luksoze me tri kate, e vendosur në një park pyjor prej 50 hektarësh, në periferi të New-York-ut, do të shitet për një shumë marramendëse. Prona prej njëmijë metrash katrorë përmban tetë dhoma gjumi, 11 banja, një kuzhinë, një bibliotekë të pasur, një zyrë private dhe një dhomë muzike të mbushur me kitara. Veç tyre, në pjesën e jashtme të vilës, gjendet një punishte qeramike, një pishinë, një stallë kuajsh dhe një tarracë panoramike.

Aktori i njohur Richard Gere, pronari i kësaj rezidence të cilën e bleu që në vitin 1986 ka vendosur ta shesë atë për një vlerë prej 28 milionë dollarësh. Gati një vit më parë, simboli i kinemasë hollivudiane bleu një vilë të re në North Salem për 9.8 milionë, ku u shpërngul me gruan e tij të tretë Alejandra Silva dhe dy fëmijët e tyre. Shtëpia e re, gjithashtu, ka të gjithë komoditetin dhe luksin e të mëparshmes, madje edhe disa ambiente shtesë si një palestër, një bodrum vere dhe një fushë tenisi.

Ju rikujtojmë se ylli i Bollywoodit, Shilpa Shetty, është liruar nga akuzat për paturpësi 15 vite pasi u puth nga aktori Richard Gere. Në vitin 2007 u publikuan pamjet ku treguan yllin e Hollywoodit duke puthur faqen e Shettyt në një ngjarje në Delhi. Në atë kohë, puthja shkaktoi protesta nga grupet radikale hindu, të cilët e konsideruan atë si një fyerje për vlerat indiane.

Gere përqafoi dhe puthi Shettyn në një skenë publike në një ngjarje bamirësie në Delhi gati 15 vjet më parë, një shfaqje për të cilën ai më vonë kërkoi falje. Aktori tha se ishte përpjekur të tregonte se puthja ishte një akt i sigurt që nuk mund të çonte në transmetimin e HIV-it.