Celebrities Gossip Showbiz

Puthja e saj me Richard Gere u konsiderua fyerje, Shilpa Shetty lirohet nga akuzat pas 15 vitesh!

Ylli i Bollywoodit, Shilpa Shetty, është liruar nga akuzat për paturpësi 15 vite pasi u puth nga aktori Richard Gere. Në vitin 2007 u publikuan pamjet ku treguan yllin e Hollywoodit duke puthur faqen e Shettyt në një ngjarje në Delhi. Në atë kohë, puthja shkaktoi protesta nga grupet radikale hindu, të cilët e konsideruan atë si një fyerje për vlerat indiane.

Puthja në publik konsiderohet nga disa në Indi si tabu. Akuzat vetëm tani janë shpallur “të pabaza”, me gjykatën që tha se ajo ishte viktimë e një veprimi të padëshiruar. Gere përqafoi dhe puthi Shettyn në një skenë publike në një ngjarje bamirësie në Delhi gati 15 vjet më parë, një shfaqje për të cilën ai më vonë kërkoi falje. Aktori tha se ishte përpjekur të tregonte se puthja ishte një akt i sigurt që nuk mund të çonte në transmetimin e HIV-it.

Aktori i njohur hollivudian, Richard Gere, për të gjithë ata që nuk e dinë është i martuar me Alejandra Silva, e cila është 34 vjet më e re se artisti. 71-vjeçari, është padyshim një nga aktorët më të pëlqyer për rolet e tij të suksesshme në filma romantikë si “An Officer and a Gentleman” dhe “Pretty Woman”.

Gere ka qenë i martuar dy herë para se të martohej me bukuroshen spanjolle, përkatësisht me Cindy Crawford nga viti 1991 deri në vitin 1995 dhe me Carrie Lovell nga viti 2002 deri në vitin 2016. Shumë kanë aluduar se kjo martesë e tretë e aktorit me partneren e tij nuk është gjë tjetër veçse një lidhje interesi pasi vlen të theksojmë se Alejandra ka një diferencë moshe goxha të madhe me aktorin.