Më në fund turistët do të kenë mundësinë të vizitojnë shatërvanin e Trevit në Romë, pas restaurimit që zgjati 3 muaj dhe që mbylli një ndër pikat më të frekuentuara të kryeqytetit italian. I ndërtuar në shekullin e 18-të nga arkitekti italian Nicola Salvi në fasadën e Pallatit Poli, shatërvani historik priste rreth 10,000 deri në 12,000 turistë çdo vit, por tashmë në rrugët hyrëse të tij është instaluar një sistemi i ri për të shmangur grumbullimet e mëdha.
Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri tha se vendosja e rregullave do të lejojë të gjithë turistët të shijojnë më mirë shatërvanin. Gualtieri tha gjithashtu se autoritetet po konsideronin të vendosnin një çmim modest për hyrjen për të financuar mirëmbajtjen e shatërvanit. Projekti tre-mujor i restaurimit të shatërvanit përfshinte heqjen e mykut dhe kalciumit. Punimet e mirëmbajtjes nga Mbikëqyrja e Kapitolinës filluan më 7 tetor. Një i restaurim i shatërvanit u bë në vitet 1989-91, i ndjekur nga mirëmbajtja e pjesës qendrore në vitin 1999, por rinovimi i fundit i madh u bë në vitet 2014-2015 dhe zgjati 17 muaj.