Aktualitet

Rikthehet Kuvendi, caktohet data për rishqyrtimin e ligjit të Teatrit Kombëtar

Në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar projektkalendari tre javor i punimeve për periudhën 3-21 shtator. Sipas kalendarit, më datë 13 shtator në Kuvend do të rikthehet për rishqyrtim ligji për “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”. Për diskutime do të mblidhet edhe Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.