Aktualitet

Rikthehet moti i keq, ARRSH informon për gjendjen e akseve rrugore në vend

Ndërsa në vend janë rikthyer rreshjet e shiut e të dëborës, kontraktorët po vihen në gatishmëri për pastrimin e shpërndarjen e kripës në disa segmente. Qarkullohen me zinxhirë rrugët: Ura e Cerenecit-Steblevë e Trebisht-Doganë. Në akset Qafë Bualli-Krastë e Kuben-Vasie, ka nga 20 në 40 cm borë. ARRSH-ja rekomandon përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, për shkak të lagështisë.