Film & Tv Gossip

Rikthehet pas 22 vitesh filmi ikonik “Freakier Friday” me në krye Lindsay Lohan?

Pas 22 vitesh që shikuesit panë për herë të parë komedinë “Freaky Friday”, Disney ka publikuar trailer-in e parë për vazhdimin e titulluar “Freakier Friday”, i cili drejtohet nga Nisha Ganatra.

Ky film, i cili pati sukses me aktoret Lindsay Lohan dhe Jamie Lee Curtis në rolet kryesore, sjell një histori të re me një kthesë mes brezave.

Në këtë vazhdim, historia zhvillohet pas ngjarjes kur Tess (Jamie Lee Curtis) dhe Anna (Lindsay Lohan) ndërruan për herë të parë trupat.

Tani, përpiqen të bashkojnë dy familje, por përballen me sfida të reja dhe zbulojnë se mund të ndodhin më shumë ndryshime nga sa mund të mendojnë.

Trailer-i tregon se nuk bëhet fjalë vetëm për një shkëmbim trupi nënë-bijë, por një shkëmbim katërfish, ku Anna, Tess, vajza e Anës dhe njerka e saj përfundojnë në trupa të rinj.

Kastit origjinal, përfshirë Curtis dhe Lohan, u janë bashkuar aktorë të rinj si Manny Jacinto, Maitreyi Ramakrishnan, Sophia Hammons dhe Julia Butters.

Po ashtu, disa nga aktorët e tjerë të filmave të kaluar, si Chad Michael Murray, Mark Harmon, Christina Vidal Mitchell, Haley Hudson dhe të tjerë, do të kthehen për të përfshirë këtë histori.

Trailer-i i “Freakier Friday” është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se tre milionë shikime në vetëm 21 orë.

Komentet e shikuesve përmbajnë shumë nostalgji për filmat e vjetër të Disney-t, duke shkruar:

Mezi po pres premierën. Kur e shoh këtë, ndihem sikur po shoh filmin e parë ‘të vërtetë Disney’ pas një kohe të gjatë

“Freakier Friday” do të shfaqet premierë në kinema më 8 gusht 2025 dhe më pas do të jetë i disponueshëm për shikim në platformën Disney+.