Aktualitet

Rikthehet vettingu, para KPK prokurori i Apelit në Durrës

Pas pushimeve të gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK rinis punë. Në këto çaste zhvillohet seanca dëgjimore me Bujar Hotin, prokuror në Apelin e Durrësit, i cili rivlerësohet për pasurinë, figurën dhe aftësinë profesionale. Hoti i nënshtrohet Vetting-ut me përparësi pasi kandidon për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP.  Trupa gjykuese përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi e Olsi Komici.