Sport

Rikthim i bujshëm aty ku nisi gjithçka për Mesin, presidenti jep lajmin që ndez tifozët!

Leo Mesi është lidhur së fundmi me një rikthim të mundshëm te Njuell në Argjentinë. Vetë presidenti i klubit, Ignacio Astore, ka zbuluar se presidenti i federatës argjentinase po punon për këtë transferim.

Mesi mbetet pa kontratë në dhjetor ku pritet të mbyllet bashkëpunimin me Inter Majemin. Kikui Tapia, president i federatës, po punon për të bërë realitet rikthimin e bujshëm.

Për 37-vjeçarin gjithçka nisi te moshat e Njuell. Më pas shkoi te akademia e Barcelonës ku edhe u shkruajt historia.

Tifozët e klubit argjentinas ndërkojë janë ndezur. Është një ëndërr për ta, që Mesi të veshë fanellën e ekipit të parë dhe të debutojë me Njuell.