Aktualitet

Rinovimi i patentës, ulet tarifa!

Në vendin tonë, 43% më e ulët do të jetë tarifa për qytetarët që rinovojnë lejen e drejtimit të automjetit, me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore. E përkthyer në lekë, kjo ulje është nga 3.500 në 2.000 lekë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon se ka nisur ofrimin e rinovimit të leje drejtimeve me afat të kufizuar, 3-5 vjeçare, sipas direktivave të Bashkimit Europian.

Kemi prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat. Tashmë, mbi 30 mijë qytetarë në vit që rinovojnë lejen e drejtimit të automjetit me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, përfitojnë ulje të tarifës nga 3,500 në 2,000 lekë.

Ulja e tarifave u paralajmërua në mes të tetorit nga kryeministri Edi Rama.

Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat. Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë.

Pra, të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%.

Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.