Aktualitet

Riparimi i autostradës Tiranë-Elbasan, qeveria merr një hua prej 16 mln dollarësh

Qeveria shqiptare miratoi sot me Vendim të Këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan. Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor. Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.