Google ka njoftuar se konferenca për zhvilluesit I/O do të mbahet nga 20-21 maj në Kaliforni dhe me shumë gjasa, aty do të shohim Android 16. Konferenca Google I/O është vendi ku kompania prezanton produktet e saj më të fundit dhe më të mira; AI, Android dhe gjithçka tjetër në të cilën kanë punuar gjatë vitit. Gjiganti teknologjik nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejtë se Android 16 do të shfaqet në këtë konferencë, por të gjitha versionet e mëparshme të sistemit operativ janë prezantuar aty, kështu që nuk ka arsye të mos ndodhë edhe këtë herë.
Tashmë ka informacione mbi risitë që sjell Android 16, falë versionit Beta 2 të cilit disa përdorues kanë pasur qasje. Një nga veçoritë më interesante është regjimi hibrid “auto-exposure” për kamerën në thelb, kjo opsion ju lejon të kombinoni cilësimet automatike dhe manuale gjatë fotografimit. Gjithashtu, pritet të ketë rregullime për temperaturën e ngjyrave dhe funksionin “motion photos”, i cili ju mundëson të kombinoni fotografitë me video të shkurtra që përmbajnë edhe audio. Android 16 pritet të jetë një përmirësim i rafinuar i këtij sistemi operativ, veçanërisht për ata që përdorin telefonin kryesisht për fotografi dhe video.
Android po nxjerr një sërë veçorish të reja me Al për ta bërë telefonin tuaj edhe më të zgjuar dhe argëtues për t’u përdorur, nga veçoria “Expressive Captions”, te emojit, përmirësimet e Gboard, skanime dokumentesh e deri te Gemini. Një nga përditësimet më interesante është “Expressive Captions”. Kjo veçori përdor AI për të dëshifruar kur dikush është duke pëshpëritur, duke bërtitur apo edhe duke rënkuar, dhe më pas t’ju tregojë ato tinguj si titra.
Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme kur shikoni video në situata të zhurmshme dhe mund të mbështeteni në titra. Një tjetër shtesë e shkëlqyer është një përmirësim i aplikacionit Lookout për të dhënë përshkrime tepër të detajuara të imazheve. Për ata që duan të shprehin veten përmes emoji, Gboard ka disa truke të reja argëtuese. Dhe nëse jeni dikush që mbështetet në Google Drive për të mbajtur kopje digjitale të dokumenteve të rëndësishme, do t’ju pëlqejë funksioni i ri për skanimet.